I dehuri shkakton aksident me autobus në Gjilan

Kronikë e zezë

I dehuri shkakton aksident me autobus në Gjilan

Nga: Bota sot Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një person nën ndikimin e alkoolit ka marrë autobusin nga garazhi dhe më pas ka shkaktuar dëme materiale në dyert e garazhës, dyert e oborrit, në rrugën kryesore e ka goditur një shtyllë të ndriçimit e më pas ka dalë nga rruga ku ka dëmtuar autobusin në tërësi, përcjell Bota sot.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën Marie Shllaku, në Gjilan.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat