Bën seks me prostitutën, burrin nga Shkodra e gjen belaja

Kronikë e zezë

Bën seks me prostitutën, burrin nga Shkodra e gjen belaja

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 00:37
ilustrim

Një 40-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se ka kryer mardhënie seksuale kundrejt pagesës. Seksioni për trafikun e paligjshëm gjithashtu ka nisur procedimin penal edhe për një vajzë të re, 28 vjeçe, e cila akuzohet për ushtrim të prostitucionit.

Një ditë më parë, policia referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për vajzën me iniciale V.H. dhe 40-vjeçarin E.L. e para banuese në fshatin Kullaj, ndërsa ‘klienti’ me banim në Dajç.

Ajo akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa ai për “Favorizimi i prostitucionit”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 113 dhe 113/1 të Kodit Penal, për të cilat parashikohen dënime  nga gjobat deri në tre vjet burgim.

Efektivët e trafikut të paligjshëm mësohet se prej disa kohësh kishin nisur hetimet për 28-vjeçaren, nën dyshim se ajo ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.

Hetimet e policisë jo vetëm që zbuluan se 28-vjeçarja punonte si prostitutë, por arritën të identifikonin dhe një nga klientët e saj, 40-vjeçarin E.L.. Hetimet e mëtejshme priten të zbulojnë nëse 28-vjeçarja vepronte e vetme apo nëse ishte pjesë e ndonjë grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat