Gjendet drogë në disa shkolla të Prizrenit

Kronikë e zezë

Gjendet drogë në disa shkolla të Prizrenit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 09:14
ilustrim

Policia në Prizren gjatë implementimit të planit operativ “Stop drogave në shkolla” ka kontrolluar një lokacion në afërsi të kompleksit të shkollave në Prizren, pasi dyshohej se shpërndahet dhe shitet substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar: 12 (dymbëdhjetë), paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme, me peshë prej 2 kg e 581.41 gramë. 

Nuk raportohet për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat