Aksident me fatalitet në rrugën Drenas- Skenderaj

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në rrugën Drenas- Skenderaj

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 08:44
ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Skenderaj-Drenas.

Një këmbësor ka marrë lëndime vdekjeprurëse pasi është goditur nga një furgon.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 6:20 te fshati Shtuticë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas majorit Fejzullahu, si pasojë e lëndimeve të marra këmbësori ka nderruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

“Njësitet e hetimit janë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, tha Fejzullahu për KALLXO.com.

Viktima është i moshës 42-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat