Me armë i kërkojnë borxhin

Kronikë e zezë

Me armë i kërkojnë borxhin

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 09:57
ilustrim

Një person nga fshati Keqekollë i Prishtinës ka raportuar në Polici se tre të dyshuar, kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e armëve i kanë kërkuar një borxh.

Njësiti policor ka arritur  të ndalojë veturën  me të cilën ishin të dyshuarit dhe nga ta kanë konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë të cal.7.65 dhe një AK-47 me  14 fishekë të kalibrit 7.62. 

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat