Kuçovë, familjarët gjejnë në shtëpi trupin e vetëvarur të 67 vjeçarit

Kronikë e zezë

Kuçovë, familjarët gjejnë në shtëpi trupin e vetëvarur të 67 vjeçarit

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 23:21
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e mbrëmjes së kësaj të diele, ku një 67 vjeçar është gjendur i pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Perondi të Kuçovës, ku është gjetur i vetëvarur H.A, 67 vjeç.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjarët, të cilët janë terrorizuar nga skena e rëndë dhe kanë njoftuar policisë. Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se i moshuari është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij, pasi nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

Të afërmit dhe familjarët e tij kanë mbetur të tronditur nga ky veprim i 67 vjeçarit ndërsa nuk dihen arsyet që e kanë çuar në vetëvrasje. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e motiveve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat