Gjendet i pajetë në një kanal kullues një 26-vjeçar në Shkodër

Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë në një kanal kullues një 26-vjeçar në Shkodër

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Ditën e sotme, në fshatin Barbullush Shkodër, është gjetur nga kalimtaret në një kanal kullues, trupi i pajetë i një personi  i seksit mashkull.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se  viktima është R.B. 26 vjeç, banues në Barbullush, i cili është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Nga këqyrja paraprake mjeko - ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm.

Nga deklarimet e marra rezulton se viktima nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë.

Pritet ekspertiza e plotë mjeko ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Grupi  hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër,  po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat