Sulmohet një i mitur në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Sulmohet një i mitur në Mitrovicë

Nga: Bota Sot Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 11:59
Pamje nga Mitrovica

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person dje në Mitrovicë, është sulmuar fizikisht nga pes të dyshuar.

Siç raporton PK-ja, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. “Rr. Lola Ribar, Mitrovice Veri 01.12.2017-11:40. Viktima mashkull K-Serb – i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga pese te dyshuar,  katër meshkuj K-Serb dhe një mashkull K-Goran. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar, perderisa rasti eshte duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat