Ngjarje e rëndë, gjendet e vdekur 2 vjeçarja

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë, gjendet e vdekur 2 vjeçarja

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 17:30
Ilustrim

Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku sipas informacioneve të para nga policia dyshohet se kanë qenë shkaqet natyrale ato që kanë sjellë vdekjen e fëmijës së vogël. 

Komisariati i Policisë Nr. 1 dje njoftoi se më datë 26.11.2017, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në banesë ka vdekur shtetasia e mitur N.S., 2 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekjen natyrale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat