Si e përdhunoi në ditëlindjen e saj shqiptaren futbollisti i famshëm

Kronikë e zezë

Si e përdhunoi në ditëlindjen e saj shqiptaren futbollisti i famshëm

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:13
Robinho

Ajo u përdhunua në garderobën e diskotekës. Pikërisht në momentin kur po festonte ditëlindjen e saj. Fillimisht e dehën keq. Më pas e kishin tërhequr në një kënd të fshehur të lokalit dhe kishin abuzuar me të. Më pas e kishin komentuar aktin në disa telefonata të përgjuara dhe të regjistruara nga hetuesit. Dhe kanë qenë pikërisht këto telefonata që kanë futur në telashe Robinjon, futbollistin e famshëm që në atë kohë luante me Milanin, ndërsa tani vazhdon karrierën me Atletiko Mineiron në kampionatin brazilian.

Vajza e cila i ka akuzuar për përdhunim është një 23 vjeçare shqiptare e cila atë natë të 23 janarit 2013 festonte ditëlindjen e saj të 23-të. Për disa minuta Robinjo ishte larguar nga diskoteka për të shoqëruar bashkëshorten e tij por është kthyer  sërish për të vazhduar mbrëmjen me shokët e tij. Në këtë pikë të gjashtë kanë pikasur viuktimën e tyre, e cila e njoihte Robinjon. Kur 23 vjeçarja ishte duke u argëtuar e pandërgjegjshme dhe e paaftë për të kundërshtuar, Robinjo fdhe shokët e tij e kanë dërguar në garderobën e lokalit ku kanë abuzuar me të me radhë. Ishte vetë viktima e cila 6 muaj më vonë ka denoncuar përdhunimin, duke i dhënë dritë hetimeve që përfunduan me dënimin e 6 personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat