Europol shkatërron bandën e trafikut të armëve, mes të arrestuarve dhe shumë shqiptarë

Kronikë e zezë

Europol shkatërron bandën e trafikut të armëve, mes të arrestuarve dhe shumë shqiptarë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 07:14
Armë zjarri

Një operacion “kalibër” për trafikun e armëve në Ballkan është finalizuar me sukses nga Europol, ku nuk kanë munguar edhe Shqipëria.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në data 17 dhe 18 nëntor, dhe gjatë aksioneve janë kryer kontrolle dhe arrestime.

Në total janë sekuestruar 135 armë zjarri, 7000 fishekë. Operacioni është kryer me disa polici përfshirë ato: angleze, suedeze, sllovene, bullgare, greke, rumune, spanjolle, hungareze, shqiptare, Bosnjës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Po ashtu në këtë operacion janë arrestuar 18 shtetas të gjithë nga Ballkani mes tyre dhe shqiptar. 153 shtetasve u është refuzuar qëndrimi në vendet e BE si të dyshuar për trafik armësh dhe emigrant ilegal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat