I riu kapet mat duke kryer marrëdhënie seksuale më një 13-vjeçare

Kronikë e zezë

I riu kapet mat duke kryer marrëdhënie seksuale më një 13-vjeçare

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:45
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Fier.

Siç bëhet e ditur nga policia, Oltjon Buzi, 22 vjeç, banues në Kallm, Fier, është kapur në flagrancë duke  kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në fshatin Kallm i Madh, ku ai është kapur në flagrancë me një vajzë të mitur 13 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa e saj.

Policia ka arrestuar, të riun, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat