Gjendet trupi i pajetë i një burri në Prizren

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pajetë i një burri në Prizren

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 22:53
ilustrim

Në fshatin Krajk të Prizrenit është gjetur një person pa shenja jete.

Policia njofton se trupi i personit të pajetë është gjetur sot në afërsi të lumit Drin.

Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i hetuesve rajonalë, krim teknika dhe ekipi i emergjencës ku mjeku kujdestar ka konstatua se trupi ishte pa shenja jete.

Po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit ku me urdhër të tije trupi i pajetë dërgohet në IQMJ për autopsi me qëllim të vërtetimit të shkakut të vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat