13-vjeçarja në Tiranë pret damarët, arsyeja do t’ju “këpusë shpirtin”

Kronikë e zezë

13-vjeçarja në Tiranë pret damarët, arsyeja do t’ju “këpusë shpirtin”

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 09:00
ilustrim

Një 13-vjeçare nga Tirana ka tentuar të vrasë veten duke pirë një sasi të madhe medikamentesh si dhe duke prerë damarët e njërës dorë.

Mësohet se vajza me inicialet E.H, ka pirë dy pako paracetamol dhe ndërsa qëndronte e vetme në shkallët e pallatit ku banon, ka prerë damarët e njërës dorë me një brisk. Për fat të mirë, një fqinj ka mundur ta gjejë atë vetëm pak minuta pas veprimit, duke e transportuar menjëherë në spital.

Sipas raportimit të “Panorama” thuhet se shkaku që e çoi atë drejt flijimit të jetës ishte mospranimi i ndarjes së prindërve. Ata prej pak kohësh janë në procedurë divorci, ndërsa thuhet se e bija u ka kërkuar shumë herë që të mos ndahen.

Burime nga policia bënë me dije se momentalisht e mitura ndodhet në ambientet e pediatrisë së spitalit “Nënë Tereza” dhe gjendja e saj duket e normalizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat