Plagosen me armë zjarri dy shqiptarë në Napoli

Kronikë e zezë

Plagosen me armë zjarri dy shqiptarë në Napoli

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 15:31
Pamje nga video

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur ditën e djeshme në Napoli.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat sqarojnë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri në një zonë të populluar si Acerra, 15 kilometra larg Napolit.

Ata janë dërguar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se më parë ndodhi një përleshje mes emigrantëve në këtë zonë, ku nisi me shkopinj bejsbolli e më pas degjeneruar në të shtëna me pistoleta.

Lidhur me këtë ngjarja, policia italiane ka vënë në pranga 3 persona, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat