Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Istog

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Istog

Nga: Bota sot Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 10:03
Pamje nga aksidenti në Istog

Një person ka humbur jetën dje në një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Komunës së Istog.

Policia ka njoftuar se është arrestuar personi që kishte shkaktuar aksidentin, i cili ka goditur dy vetura, përcjell Bota sot.

Në aksident janë lënduar edhe dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

LEXO EDHE: Aksident në Istog, vdes një gardian

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gazeta “Bota sot” mbrëmë ka raportuar për aksidentin dhe se viktima është një 50 vjeçar, gardian në Burgun e Dubravës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat