Aksident në Istog, vdes një gardian

Kronikë e zezë

Aksident në Istog, vdes një gardian

Nga: Bota sot Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 21:57
Pamje nga aksidenti

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Istog, ku ka humbur jetën një person, gardian i Burgut i Burgut të Dubravës.

Një lexues i gazetës "Bota sot" ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes në redaksinë tonë.

Në aksidentin që ka ndodhur në rrugën për Burgun e Dubravës janë përfshirë tre vetura, një xhip, një Golf 1 dhe një Mercedes, ku Xhipi ka goditur golfin, të cilin po e drejtonte viktima.

Sipas informatave, viktima 50 vjeç, po shkonte në punë derisa ka humbur jetën në aksident./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat