Shkodër, sekuestrohet 1.5 ton kanabis

Kronikë e zezë

Shkodër, sekuestrohet 1.5 ton kanabis

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:45
Kanabisi

Agjentë të policisë së Shkodrës kanë ekzekutuar këtë të shtunë operacionin e koduar “Viluni Beach”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 1 ton e gjysmë kanabis dhe janë arrestuar 5 persona, mes të cilëve një oficer policie.

Sikurse njofton Drejtoria lokale e Policisë, blici është kryer rreth orës 02:45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, në oborrin e një hoteli në pronësi të shtetasit P.V, me banim në Itali, shkruan Top Channel.

Sipas burimeve, sasia e drogës është gjetur e paketuar në një furgon, ndërkohë që një pjesë tjetër është gjetur në ambjentet e brendshme të hotelit, e paketuar në 6 çanta shpine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat