Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Vushtrri, në mes të një veture civile dhe një këmbësoreje.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur e dyshuara femër K-Shqiptare, duke lëvizur me veturën Mercedes me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim./BS