Pamje nga aksidenti tragjik në Gjilan, ku vdiqën dy persona

Kronikë e zezë

Pamje nga aksidenti tragjik në Gjilan, ku vdiqën dy persona

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 22:53
Pamje nga aksidenti në Gjilan

Në orët e mbrëmjes së sontme ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Kamenicë në të cilin janë përfshirë tri vetura ku për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani nga Policia e Kosovës.“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Gjilan-Kamenicë, janë involvuar tri vetura. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë policia dhe ekipi mjekësor”, tha Hashani.

Lexues kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihen veturat me deme të konsiderueshme materiale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat