Kjo është 20- vjeçarja që vdiq disa ditë pas lindjes, familja ka këto dyshime

Kronikë e zezë

Kjo është 20- vjeçarja që vdiq disa ditë pas lindjes, familja ka këto dyshime

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 18:38
Grejsi Prifti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën, ku raportohet se një e re 20 vjeçe ka ndërruar jetë pikërisht 20 ditë pas sjelljes në jetë të djalit të saj.

Mësohet se viktima është Grejsi Prifti, e cila kishte shkuar në spital pasi vuante nga tensioni i lartë. Ajo ka gjetur vdekjen pranë bluzave të bardha.

Nga ana tjetër, familjarët kanë ngritur akuza ndaj mjekëve të këtij spitali. Sipas tyre, Grejsi Prifti ka patur probleme gjatë shtatzënisë. Njëzet ditë më parë, gruaja kishte sjellë në jetë një fëmijë në maternitetin e Tiranës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat