Dy të plagosur me thikë në Deçan

Kronikë e zezë

Dy të plagosur me thikë në Deçan

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 16:09
ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një përleshje në qendër të Deçanit. KALLXO.com mëson se dy të lënduarit janë S.L. 1997 dhe L.L. 2000.

Lajmi është konfirmuar edhe nga mjekët kujdestarë të spitalit të Pejës.

“Në orën 15:15 keni pranuar dy pacientë me lëndime trupore nga thika(therje). Ata janë sjellë nga ambulanca e Deçanit, njëri prej tyre e ka refuzuar trajtimin mjekësor, kurse një tjetër është duke u trajtuar. Gjendja e tyre është stabile”, tha për KALLXO.com mjekja kujdestare Tokjana Lajçi.

Incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë Xhevat Ibraj.

Ky i fundit ka treguar se policia është duke sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat