Kapet në Tiranë pas 12 vjetësh, i kërkuari nga Interpoli për rrëmbime dhe prostitucion

Kronikë e zezë

Kapet në Tiranë pas 12 vjetësh, i kërkuari nga Interpoli për rrëmbime dhe prostitucion

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar pas 12 vjetësh në kërkim nga Interpoli, Ilir Ballën, 42-vjeçarin me banim në kryeqytet.

Ai do të ekstradohet në Itali, ku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaro, me vendimin penal nr.157/05 RMC të datës 02.11.2005, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg". Balla akuzohet për: "Pjesëmarrje në organizatë kriminale", "Heqje e paligjshme e lirisë" dhe "Shfrytëzim prostitucioni", parashikuar nga Nenet 416, 600 të Kodit Penal Italian dhe Neni 3, 4 të Ligjit 75/58 mbi prostitucionin dhe heqjen e lirisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat