Përdhunoi nusen e djalit, 48-vjeçari arrestohet pas 4 vjetëve arrati

Kronikë e zezë

Përdhunoi nusen e djalit, 48-vjeçari arrestohet pas 4 vjetëve arrati

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 15:16
Ilustrim

Një 48-vjeçar u arrestua nga Policia në Devoll pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai ishte dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Korcës, e lënë në fuqi edhe nga Apeli në Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 - 18vjeç”

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, falë një pune të mirëoganizuar kanë bërë të mundur kapjen e të shpallurit në kërkim Gjergji Begolli, 48 vjeç, banues në njësinë administrative Miras.

Më 9 nëntor të vitit 2013, ai ka abuzuar me të miturën K.Gj, nusen e djalit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat