Aksident mes një veture dhe një autobusi në Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture dhe një autobusi në Prishtinë

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 17:51
Pamje nga aksidenti

Një aksident komunikacioni, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një autobus i ri i Trafikut Urban, ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Agim Ramadani”, afër Kuvendit të Kosovës.

Sipas fotografive të dërguara në Kallxo nga një qytetar shihet se si një veturë e ka goditur autobusin e Linjës 4 në pjesën e pasme.

Qytetari tregon se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata të automjeteve dhe se kanë mbetur të bllokuar së paku 20 minuta.

Kallxo ju sjell fotografitë e dërguara ng qytetari nga vendi i ngjarjes.

Qytetari nuk ka qenë gjendje të tregojë nëse ka pasur të lënduar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat