6 prej 22 vrasjeve të sivjetme nuk janë zbuluar

Kronikë e zezë

6 prej 22 vrasjeve të sivjetme nuk janë zbuluar

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 06:26
ilustrim

Policia e Kosovës thotë se që nga fillimi i vitit e deri më sot janë regjistruar 22 vrasje, 4 më pak se më 2016.

“Disa raste të vrasjeve janë me kryes të njohur kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia në bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh”, thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës për KALLXO.com.

Sipas Policisë, nga 22 rastet e vrasjeve që kanë ndodhur këtë vit, 16 janë zbuluar.

Të gjitha rastet e vrasjeve po trajtohen duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për kompletim dhe procedim të rasteve në organet e drejtësisë, thuhet në përgjigjen e Policisë.

“Ne në vazhdimësi kemi ndërmarrë veprime konkrete për parandalim qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të qojnë tek kryerja e akteve të tilla”, thuhet më tutje në përgjigjen e Policisë.

Sipas PK-së, rastet e vrasjeve në përgjithësi janë tepër shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat