Aksident me tre të plagosur në Gjirokastër, mes tyre edhe djali i Gate Mahmutaj

Kronikë e zezë

Aksident me tre të plagosur në Gjirokastër, mes tyre edhe djali i Gate Mahmutaj

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 15:13
Ilustrim

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në në aksin Gjirokastër- Kakavijë.  

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugës hyrëse të fshatit Lazarat, ku një makinë tip “Citroen” me targa “AA 463 CE” është përplasur me një automjet tjetër me targa “AA 0010 OY” të cilat po udhëtonin në drejtime të ndryshme.

Siç bëhet e ditur, njëri prej të aksidentuarvë ëhstë Vandam Mahmutaj, djali i Gate Mahmutajt i dënuar për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në Lazarat në vitin 2014.

Ndërsa, po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe Apostol Strato 75 vjeç dhe Maria Strato 70 vjeç, të cilët janë transportuar drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat