Ofendon policët, por ja si e pëson vushtrriasi

Kronikë e zezë

Ofendon policët, por ja si e pëson vushtrriasi

Nga: Bota Sot Më: 27 tetor 2017 Në ora: 10:15
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, për shkak se ka ofenduar zyrtarët policorë, nën ndikimin e alkoolit.

Policia thotë se atij i është ofruar trajtim mjekësor, derisa rasti ka shkuar në gjykatë, përcjell Bota sot. “Rr. “Pandeli Sotiri”, Vushtrri 26.10.2017-06:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, me sjellje arrogante ka fyer zyrtarët policorë. Të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë”, ka thënë PK-së, përmes raportit 24-orësh./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat