Tragjedi në familje, kryefamiljari vdes papritur teksa konsumohej dreka

Kronikë e zezë

Tragjedi në familje, kryefamiljari vdes papritur teksa konsumohej dreka

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 18:43
ilustrim

Dreka e një familjeje në Rubik është kthyer në një ngjarje tragjike, teksa kryefamiljari ka humbur jetën papritur.

Sipas policisë, ka humbur jetën në banesë Gj.D., 67 vjeç.

Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, në kohën kur ai po konsumonte drekën me familjen, shtojnë të njëjtat burime.

Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat