Aksident tragjik në Elbasan, vdes shoferi i traktorit

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Elbasan, vdes shoferi i traktorit

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 10:20
Ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ku një 57-vjeçar në fshatin Mollas u aksidentua me traktorin e tij.

Sipas burimeve, mjeti pa targa, me karroceri të ngarkuar me dru zjarri, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

57-vjeçari me inicialet B.M. ka nderruar jete menjehere. “Në fshatin Selitë, Njësia Administrative Mollas, në vendin e quajtur “Kodra e Madhe” shtetasi B.M., 57 vjeç banues në fshatin Mollas, duke drejtuar mjetin e tij traktor. Si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme vetë drejtuesi i mjetit,” njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat