Shëngjin, plagosen 2 persona me armë zjarri

Kronikë e zezë

Shëngjin, plagosen 2 persona me armë zjarri

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 19:38
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri rreth orës 18:30 në qendër të Shëngjinit.

Raportohet se dy personat e plagosur janë qëlluar nga një automjet, nga disa persona akoma të paidentifikuar.

Mësohet se të plagosurit janë S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç të dy banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar. Ata janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat