Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 09:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në magjistralën Pejë-Prishtinë.

Në këtë aksident raportohet për disa persona të lënduar e që sipas dëshmitarit në vendin e ngjarjes, ata janë dërguar për në Pejë, për trajtim mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dollc në ora 7:20.

Aksidentet në kohët e fundit janë shpeshtuar për shkak të mjegullave të mëngjesit dhe lagështisë që po krijohet nëpër rrugë.

Vetëm gjatë 24 orëve të ditës së djeshme kanë ndodhur 53 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 53 aksidente komunikacioni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat