Një 23-vjeçar u gjet i plagosur me armë gjahu. Policia e Vlorës njofton se një qytetar njoftoi me një telefonatë në sallën operative se në rrugën e Nartës ka konstatuar një djalë të plagosur.
Policia mbërriti në vendin e quajtur ''Guri i Çifutit'', në rrugën e Nartës ku u konstatua djali me inicialet M.H., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.