Tri aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Tri aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 21:34
Ilustrim

Dy aksidente zinxhirore kanë ndodhur rreth orës 19:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në mes të fshatrave Vragoli e Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Sipas pamjeve të dërguara nga një qytetare, në aksidentin e parë janë të përfshira tri automjete.

Ndërsa, në aksidentin e dytë, që ka ndodhur rreth 100 metra më tutje, po ashtu janë përfshirë tri automjete.

Dhe, një aksident tjetër ka ndodhur në të njëjtën rrugë, rreth 1 kilometër larg vendit ku kanë ndodhur dy aksidentet e para. Në këtë rast, një veturë është aksidentuar në mbrojtëset e rrugës në mes të dy drejtimeve.

Sipas pamjeve të dërguara në KALLXO.com nga qytetarja, në vendin ku ka ndodhur aksidenti i parë është parë Policia.

Qytetarja ka thënë se nuk e di nëse ka të lënduar në këto aksidente duke shtuar se disa prej veturave të aksidentuara ishin goxha të dëmtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat