U nis me kanoe nga Shqipëria, 52-vjeçarja gjendet e vdekur në Greqi

Kronikë e zezë

U nis me kanoe nga Shqipëria, 52-vjeçarja gjendet e vdekur në Greqi

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 14:15
Ilustrim

Ishte nisur nga Shqipëria me kanoe dhe u gjet e vdekur në Greqi pas disa orë kërkimesh. Një turiste 52-vjeçare nga Zvicra ishte nisur nga Porto Palermo së bashku me një 62-vjeçar për të shkuar drejt bregdetit të Borshit me kanoe.

Por, rryma e fortë u ndryshoi atyre drejtimin dhe u shpallën të humbur për disa orë. Autoritetet shqiptare vunë në dijeni edhe policinë kufitare greke duke u kërkuar ndihmë për gjetjen e turistëve.

Në kërkime u angazhuan edhe grekët, të cilët pas disa orësh gjetën pranë Korfuzit 62-vjeçarin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa, gruaja 52-vjeçare u gjet e pavetëdijshme dhe u dërgua në spitalin e Korfuzit, ku dhe u shpall e vdekur. Për kërkimin e dy turistëve u angazhuan tre anije kërkimi që patrullonin në ujërat pranë ishullit të Korfuzit dhe në ujërat shqiptare, si dhe një helikopter.

Pavarësisht kërkimeve intensive, fatkeqësisht 52-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat