I prenë kokën të riut – gjykata i jap dënim të përjetshëm dy shqiptarëve

Kronikë e zezë

I prenë kokën të riut – gjykata i jap dënim të përjetshëm dy shqiptarëve

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 19:20
Emiljano Nana

Përfundon në Gjykatën e Korfuzit gjyqi për vrasjen me prerje koke te Bledar Terpollarit ne 9 maj 2016 ne Gliki te Igumenices.

Gjykata dënoi me burgim te përjetshëm (me te drejte lirie pas 20 vitesh) plus 5 vjet te tjera burg shtetasit Emiljano Nana, 28-vjec nga fshati Tosk Martalloz i Tepelenes dhe Vidjon Gogaj, 27-vjec nga Fieri. Është shpallur i pafajshëm Pajtim Jaupi, 28-vjeç nga Tepelena.

Jaupi mbrohej nga avokati nga Janina, Dhimitri Mpouka. Ne kërkim mësohet se është Krenar Terpollari, 27-vjec, i cili ndodhet i arrestuar ne Shqipëri dhe një shtetas tjetër shqiptar.

Ne vendimin e Gjykates thuhej qe vrasja ndodhi për shkak te prishjes se pazareve te trafikut te droges.

Viktima i kishte borxh vrasesve 20 mije euro te fituara nga shitja e drogës në Greqi.

Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra ne kufirin shqiptaro-grek ne Gliki, Igumenice. Ai eshte varrosur pa koke, pasi ajo nuk u gjet kurrë./Panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat