Në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 12:30 në magjistralen Prizren-Gjakovë, përkatësisht në fshatin Piran ka humbur jetën një fëmijë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
“Në aksident ka humbur jetën një vajzë e moshës 10 vjecare dhe pesë persona tjerë janë lënduar, por që tani janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, vetura është rrokullisur duke shkaktuar vetaksident.