Aksidentohet i dehur dhe pa patentë, pranga 47 vjeçarit pasi del nga spitali

Kronikë e zezë

Aksidentohet i dehur dhe pa patentë, pranga 47 vjeçarit pasi del nga spitali

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 14:46
Ilustrim

Nje 47 vjeçar nga Korça ka rene ne pranga te policise.

Policia njofton se ne pranga ka rene shtetasi Sokol Hoxha, 47 vjeç, banues në Bilisht. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 14.10.2017, ky shtetas duke drejtuar një mjet tip triçikël të modifikuar të markës "Lifan" pa targa, është përfshirë në një aksident duke u përplasur me një autobus të markës "Skania" me targë PPB4890 të drejtuar nga shtetasi A.K, 50 vjeç, banues në Korçë.

Për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi Sokol Hoxha, i cili ka marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit e më pas ka dalë. Nga verifikimi i kryer, ky shtetas rezultoi në gjendje të dehur si dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt" parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat