Cërrik - Nga pakujdesia, 74 vjeçari plagos me çifte bashkëfshataren

Kronikë e zezë

Cërrik - Nga pakujdesia, 74 vjeçari plagos me çifte bashkëfshataren

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 01:10
Ilustrim

Një 74-vjeçar në Cërrik është proceduar në gjendje të lirë për plagosjen me çifte të bashkëfshatares. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tunxh.

Policia thotë se A.K 74 vjeç gjatë ditës së sotme nga pakujdesia, dyshohet të ketë plagosur me armë gjahu shtetasen R.D., 67 vjeçe.

 Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) të cilën e mbante me leje, një gëzhojë dhe 60 fishekë të armës së gjahut.

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat