Aktakuzë kundër tre personave në Pejë

Kronikë e zezë

Aktakuzë kundër tre personave në Pejë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 15:53
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër S.T., e dyshuar për keqpërdorim të pozitës, asgjësim apo fshehje të materialit arkivor dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Po ashtu, prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit F.T. për vepra penale mashtrim, falsifikim, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe kundër të pandehurit G.Sh. për vepër penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. 

S.T. me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, përkatësisht për të pandehurin F.T., keqpërdor autoritetin zyrtar në atë mënyrë që, pasi e pandehura S.T. më 02.01.2017, e kishte caktuar paraburgimin për një të pandehur, derisa i pandehuri F.T. dhe G.Sh. takohen dhe ky i fundit duke shfrytëzuar detyrën zyrtare tejkalon kompetencat e tij dhe i jap shumën prej 1.900 euro të pandehurit F.T. për të ndikuar tek e pandehura S.T. e cila masën e paraburgimit e zëvendëson me masën e dorëzanisë.

Gjithashtu, e pandehura S.T. deri më 13.01.2017 ka fshehur materialet arkivore të Gjykatës Themelore në Pejë dega në Deçan, ashtu që në shtëpinë e të njëjtës janë gjetur dosje origjinale të kësaj gjykate e të cilat e kishin vendin në arkivin e gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat