Persona të maskuar grabisin çiftin e të moshuarve në Vlorë

Kronikë e zezë

Persona të maskuar grabisin çiftin e të moshuarve në Vlorë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 10:32
Polici e Vlorës

Polici e Vlorës bën më dije se gjatë natës së djeshme, ka ndodhur një grabitje në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Mësohet se tre persona të armatosur nën kërcënimin e armëve, janë futur në shtëpinë

 “Më datë 09.10.2017, Salla Operative Vlorë njoftohet prej shtetasit R.O., se i kanë hyrë në banesë tre shtetas të cilët nën kërcënimin e një arme zjarri i kanë vjedhur disa sende të ndryshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ” 1 Maj”, në banesë ka qënë shtetasi R.O., 81 vjeç sëbashku me bashkëshorten e tij shtetasen S.O., 75 vjeçe, kur kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë (vjedhur) në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare”, sqaron policia. 

Ende nuk ka të arrestuar deri tani në lidhje me ngjarjen, ndërsa mësohet se policia po heton për identifikuar personat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat