Konfiskim armësh në Prizren

Kronikë e zezë

Konfiskim armësh në Prizren

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 10:20
Ilustrim

Dje rreth orës 16:15 minuta në rrugën “Dervish Salihu” në Prizren janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësite patrulluese të policisë kanë dalë në vendin e ngjarje dhe kanë kuptuar se në një shtëpi kishte dasmë.

Policët pasi kishin biseduar me të zotin e shtëpisë ishin njoftuar se i njëjti kishte shkrehur dhjetë fishekë në drejtim të qiellit nga pistoleta me ç ‘rast janë konsumuar elemente të veprave  penale e Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm  dhe armëmbajtje ilegale.

Policia në Prizren njofton se në cilësi të provës materiale, krim teknikët e kanë sekuestruar pistoletën e llojit “EKOL-Jackal Compact” me numër serik EJC-17070137 dhe dhjetë gëzhoja të pistoletës. Edhe ky rast do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 16:00, tek “Likeni” në fshatin Zym ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Një njësi e Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit dhe një patrullë kufitare kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

Sipas raporteve policore thuhet se dy persona janë ndaluar dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me numër serik C14229-85 dhe një pistoletë e “Crvena Zastava” me numër serik 45624 me shtatë fishekë. Po ashtu është sekuestruar edhe automjeti për çështje hetimore. Pas intervistave është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat