Makina e policit përfshihet nga flakët në Vlorë

Kronikë e zezë

Makina e policit përfshihet nga flakët në Vlorë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 09:53
Ilustrim

Makina e një efektivi policie në Vlorë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të 9 tetorit.

“Makina e shtetasit D. N punonjës policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë ishte parkuar përpara shesh/pushimit të pallatit kur është përfshirë nga flakët.”

Ngjarja u shënua rreth orës 02:50.  

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrëfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon  punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat