Kosova bëhet vend i vështirë për gratë, tre të arrestuar pasi rrahën bashkëshortet tyre

Kronikë e zezë

Kosova bëhet vend i vështirë për gratë, tre të arrestuar pasi rrahën bashkëshortet tyre

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 09:51
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në tri raste të ndara të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet tyre.

Sipas Policisë, njëri prej tyre është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë.

Rasti i dytë ka ndodhur në Klinë, ku bashkëshortja e tij pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Podujevë gjatë ditës së djeshme, ku i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten, porse e njëjta nuk ka pësuar lëndime.

Lidhur me këtë rast, njësitet policore kanë konfiskuar dy thika dhe një kaçavidë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat