Gjatë 24 orëve të fundit ndodhën 57 aksidente në Kosovë

Kronikë e zezë

Gjatë 24 orëve të fundit ndodhën 57 aksidente në Kosovë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 12:29
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundi në territorin e Kosovës raportohet të kenë ndodhur 57 aksidente rrugore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 20 nga këto aksidente kanë përfunduar me lëndime të natyrave të ndryshme, ndërsa 37 kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Ndërkaq raportohet se njësitet e trafikut rrugor kanë shqiptuar 587 tiketa trafiku për shoferët që kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat