Arrestohet shkodrani, mbylli në banesë dhe dhunoi ish-të dashurën

Kronikë e zezë

Arrestohet shkodrani, mbylli në banesë dhe dhunoi ish-të dashurën

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 10:04
Ilustrim

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit me akuzën se ka përndjekur  ish-të dashurën dhe e ka mbajtur pa dëshirë në një banesë.

Në pranga ka rënë Neritan Pipa, 39 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”).

Sipas bluve, “ky shtetas, tek “Kodra e Diellit”, ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhe dhunë fizike ish të dashurës, shtetases M.T., 27 vjeçe”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Trafikimi i personave të rritur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat