Fjalët prekëse të nënës që ia vranë djemtë

Kronikë e zezë

Fjalët prekëse të nënës që ia vranë djemtë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 21:55
Ilustrim

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ditën e djeshme u zhvillua gjyqi kundër vëllezërve Klejvi dhe Markelian Doçi, të akuzuar për masakrën e 27 majit të vitit 2015, por jo vetëm, gjithashtu edhe për vrasjen në Holandë të Durim Sulkut.

E ndërsa në sallën e gjyqit ishte edhe nëna e vëllezërve Sulku, njërit të vrarë në Holandë dhe tjetrit në atentatin ndaj Mentor Lufit, pas seancës ajo ka folur për mediat, duke thënë se drejtësia duhet të japë dënim kapital për vëllezërit Doçi dhe të mos korruptohet.

“Është shumë e vështirë t’i shohësh vrasësit e fëmijëve të tu në gjykatë. Drejtësia duhet që të mos korruptohet dhe të japë dënim maksimal për autorët. Unë s’e di çfarë do të bëj nëse ata do të lirohen nga gjykata”, ka thënë Gysleren Sulku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat