Ofronte prostituta me 50 euro, kapet “mat” trafikanti nga Durrësi

Kronikë e zezë

Ofronte prostituta me 50 euro, kapet “mat” trafikanti nga Durrësi

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar nga Durrësi që shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt një pagese prej 50 eurosh dhe shpërndante kokainë në lokalet e natës në Durrës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës më bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6- mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Postieri”.

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar në flagrancë shtetasi Hektor Psatha 38 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi i mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;

• një automjet tip Toyota Yaris;

• 2 telefona celularë.

Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Policia thotë se për shkak të hetimeve nuk jep më shumë detaje rreth ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat