Këta janë dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Itali

Kronikë e zezë

Këta janë dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Itali

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 10:13
Pamje nga aksidenti

Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në Itali pas një aksidenti të rëndë automobilistik. 

Dy të rinjtë shqiptarë janë Amir Muslija dhe Ysin Braha, shokë të ngushtë, shkruajnë mediat italiane.

Dy të rinjtë nga Kosova, kishin nisur të punonin në një hotel, pasi kishin përfunduar shkollën.

Mësohet se djemtë kishin kaluar një natë jashtë, në një prej diskove të Firenzes dhe ishin duke u kthyer në shtëpi, në momentin e aksidentit.

Amir ishte në drejtimin e Audit, përbri tij ndodhej një 27-vjeçar, edhe ai nga Kosova, i cili ngeli i plagosur, ndërsa pas ndodhej Yasini. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit, në rrugën Siena Bettolle.

27-vjeçari, i vetmi i mbijetuar ka arritur të dalë jashtë makinës, ndërsa dy të tjerët ngecin brenda makinës që u shkatërrua.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat