Shkodër/ Arrestohen dy persona, ishin shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike

Kronikë e zezë

Shkodër/ Arrestohen dy persona, ishin shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 14:08
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim pasi ishin dënuar më herët nga Gjykata për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Më konkretisht policia ka arrestuar shtetasin Altin Logu, 31 vjeç, banues në Lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, pasi Gjykata Apelit Shkodër e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” .

Dhe Qani Hamzaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat